Një burrë që është ende me pushime kur të kthehet do ta gjejë shtëpinë e tij pa çati, pasi që ndërtuesi rrënoi krejt çka ndërtoi.

Pronari, Jay Kurji, 40 vjeç, kërkoi t’i bënin disa ndryshime në shtëpinë e tij Leicester të Anglisë, por ai tha se kishte një mosmarrëveshje rreth ndërtimit të shtëpisë, duke refuzuar të paguante një shtesë prej 3 mijë e 500 funta.

Ai tha se pasi refuzoi të paguante ndërtuesin, ai u largua  duke lënë rrëmuj gjithandej, transmeton rtv21.tv.

Pastaj njerëzit vunë re ndërtuesit duke i hequr gjërat dhe prishnin punën që kishin bërë.

Pronari tha se do të kontaktonte Këshillin e Qytetit të Leicester kur të kthehej në Leicester./21Media