Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar për të futur në rend të ditës, rezolutën e propozuar nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Rezolutë kjo e cila i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës për të shkarkuar zv/kryeministrin nga radhët e Listës Serbe, Goran Rakiq mori përkrahjen e vetëm 55 deputetëve, shkruan rtv21.tv.

Arsyeja e propozimit të kësaj rezolute ishte pasi që Rakiq iu kishte referuar Kosovës si “Kosova Metohija” dhe kishte bërë thirrje që propozimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për pandeminë Covid-19, të vendosen edhe në komunat serbe në veri të Kosovës.

Gjithashtu, me 59 vota pro, nuk u miratua për tu futur në rend dite edhe Ligji për parandalimin dhe luftimin e Covid-19. Megjithatë, Osmani ka thënë se ligji anti Covid-19 është i domosdoshëm./21Media