Një burrë që po planifikonte t’i propozonte të dashurës së tij martesë, e gjithë përgatitja përfundoi në flakë pasi ndezi qindar qirinj.

Shërbimi i Zjarrfikës dhe Shpëtimit në Yorkshire të Jugut tha që zjarri filloi të hënën pasi burri u largua për t’i propozuar të dashurën e tij martesë, transmeton rtv21.tv.

Por, kur çifti u kthye, gjetën banesën e përfshirë në flakë.

Një zëdhënëse tha se askush nuk u lëndua dhe “nusja tha PO”.

Sado romantikë të jenë, qirinjtë mund të jenë të rrezikshëm.

Në përgjigje të postimit, njerëzit ofruan mbështetjen dhe urimet e tyre për çiftin e “pa fat”./21Media