Propozohet ngritja e akuzave për nëntë persona të dyshuar për dhunë në Kuvend

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka ngritur propozim akuzë kundër nëntë personave të përfshirë në dhunën në Kuvendin e  Republikës së Maqedonisë.

Të dyshuarit ngarkohen me akuzën e veprës penale të pjesëmarrjes në turmë që penguan  personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Për dy nga të akuzuarit është propozuar vazhdimi i paraburgimit. Për një person që është në paraburgim  është zbutur masa në burg shtëpiak, kurse një tjetrit i është vazhduar burgu shtëpiak.

Edhe një tjetër është liruar nga paraburgimi, por ndaj tij vlen masa e kujdesit. Ndaj katër të tjerë të paraburgosur, gjithashtu është zbutur masa nga paraburgimi në masa kujdesi.

Padia penale e MPB-së për tre persona është hedhur poshtë, pasi që dy nga ata janë identifikuar gabimisht, kurse ndaj të tretit nuk janë gjetur dëshmi.

Back to top button