Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë me takim të përbashkët më 10 qershor

Sot(27 nëntor), u mbajt mbledhja e dy kuvendeve, të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Kryetari i grupit parlamentar Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla ka propozuar që takimi i radhës i deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë, të mbahet më 10 qershor 2023 në Prizren, në 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ai gjatë fjalimit të tij tha se “sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar në të njëjtin burg sikur ata që urdhëruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti e një rezolute turpi për ata që e shkruan e për ata që e votuan”.
“Ndërsa vitin e ardhshëm festojmë 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të propozoja që takimi i radhës i dy kuvendeve tona të jetë në Prizren, më 10 qershor 2023”, tha Balla./21Media

Back to top button