Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se të njëjtit janë marr me prostitucion gjatë vitit 2019/2020.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Gremnik të Klinës.

“Me 12.06.2020 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të cekur më lart”, ka bërë të ditur policia.

Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media