Kaloni te përmbajtja kryesore

​Protesta e 38-të në Tiranë, thirrje për unitet mes protestuesve

Qytetarët u mblodhën sot, për të 38-ën ditë radhazi, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Një qytetar me banim në Itali, u shpreh se kjo është një protestë civile, pa dhunë.

“Ne u detyruam të largoheshim. U kërkoj falje fëmijëve të mi dhe brezit të fëmijëve të mi që nuk i ndaluam në kohë këta maskarenj që kanë marrë peng Shqipërinë, na vodhën jetën tonë dhe të fëmijëve tanë”, tha ai.

Një i moshuar, pjesë e protestës së ditës së sotme u shpreh i indinjuar për masën e pagesës që ai merr çdo muaj si pensionist.

“Ato 4 milionë euro në vend që t’ia japin pensionistëve, por shkojnë i lënë në tallava. Shkon Rama të bëjë të bukur Kryeministrinë e tij”, tha ai.

Në fjalën e saj, protestuesja Luçiana Kokaj përcolli një mesazh për të gjithë ata që mbështesin këtë kauzë, duke vënë theksin te domosdoshmëria e unitetit dhe kapërcimi i çdo diference politike apo personale për të arritur qëllimin e përbashkët.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button