Kamionët e kompanisë “Pastrimi” kanë dalur nëpër rrugët e Prishtinës, duke protestuar kështu kundër vendimit të qeverisë për mospërfshirjen e punëtorëve të pastrimit në Pakon Emergjente.

Kompania “Pastrimi” në Prishtinë është shprehur e zhgënjyer me institucionet vendore e konkretisht me ato të rendit, pasi që thonë se dy herë radhazi kanë bërë kërkesë tek Policia e Kosovës që t’ju lejohet mbajtja e një protestë paqësore me kamionë në qytet me një numër të vogël të punëtorëve dhe dy herë radhazi e njëjta kërkesë iu është refuzuar nga Policia e Kosovës.