Protesta e VV-së për Selmanajn, ndërpritet seanca
18 Dhjetor 2020
Protesta e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj është bërë shkak i ndërprerjes se punimeve plenare të seancës së sotme.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se kjo seancë nuk mund të vazhdojë në këto kushte.
Krahas kësaj, Nagavci bëri të ditur se seanca tjetër ku është e paraparë interpelanca ndaj kryeministrit Hoti do të fillojë në orën 14:00.
“Kjo seancë nuk mund të vazhdojë në këto kushte, për vazhdimin e seancës vendoset në mbledhjen e radhës së kryesisë. Ndërkohë me seancës e re, të fituar sipas kryesisë vazhdojnë punimet në orën 14:00. Me kaq i ndërprehen punimet e kësaj seance”, tha ajo.
Të zgjedhurit e popullit gjatë kësaj seance kishin në rend të ditës rreth 50 pika, e për disa prej tyre nuk u morën votat në Kuvend.