Me pankarta në duar dhe me thirrjet për barazi gjinore, qindra vajza dhe gra në Korçë dhe Sarandë mbushën sheshet mesditën e së shtunës.

Në Korçë, kërkuan gjykim të rëndë për abuzuesit. Por dhe reagim nga shoqëria, për t’i parë djemtë dhe vajzat si të barabartë.

Në Sarandë, prindër dhe mësues kërkuan krijimin e një regjistri elektronik për të identifikuar abuzuesit.

Thirrjet për të denoncuar abuzuesit, ishin në qendër të manifestimit.

Për rreth 1 orë, vajzat dhe gratë marshuan në qendër të qyteteve, për t’u solidarizuar me me viktimat e dhunës seksuale, e për t’i treguar se ato nuk janë vetëm./oranews