Protesta kundër masave antiCOVID-19, dhjetë të arrestuar

 

“Shëtitja” e kundërshtarëve të masave epidemiologjike të qeverisë austriake, të cilat u mbajtën sot pasdite në Vjenë, përfundoi me raportime në polici dhe arrestime të shumta dhe ministri i Brendshëm pretendon se pjesëmarrësit u përpoqën të hyjnë në parlament.

Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer dhe kreu i Policisë së Vjenë,  Gerhard Purstl thanë sonte në një deklaratë të shkurtër për mediat se protestuesit u përpoqën të hynin në parlament.

Nehammer theksoi se policia kishte një “detyrë shumë të vështirë”.

“Pati madje një përpjekje për të hyrë në parlament. Mësimi është se ne duhet të përshtatemi edhe më shumë me taktikat e demonstruesve,” deklaroi ai.

Nehammer kritikoi Partinë e Lirisë së Austrisë (FPO) për inkurajimin e protestuesve.

Ndërsa, Purstl tha se 850 aktakuza u ngritën dhe 10 persona u arrestuan.

Përndryshe, policia ndaloi demonstratat e paralajmëruara kundër masave antiCOVID gjatë fundjavës, por përmes rrjeteve sociale u bë thirrje për një “shëtitje”.

Midis pjesëmarrësve në marshimin e protestës ishin, përsëri, neo-nazistë dhe mbështetës të krahut të djathtë, të cilët policia pretendon se dëshirojnë të abuzojnë me pakënaqësinë e qytetarëve ndaj kufizimeve të lirive për shkak të luftës kundër pandemisë.

Back to top button