Katër persona janë arrestuar në protestën e organizuar sot për të kundërshtuar mbylljen e shkollave nga kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati për shkak të reformave në arsim.

Rastin e ka konfirmuar për protalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Pas përfundimit të protestës dhe marrjes së informatave përmes rrugëve operative njësitet policore në teren kanë lokalizu dhe arrestuar katër (4 ) persona te cilët kanë penguar personat zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Të lartcekurit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër te prokurorit të shtetit ata dërgohen në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Pengim i presonit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Hashani./21Media