Qytetarët e Kamenicës kanë protestuar për të kundërshtuar mbylljen e shkollave nga kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati për shkak të reformave në arsim.

Lidhur me këtë protestë për protalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se kanë marrë pjesë rreth 150 persona ndërsa janë shpërdarë të qetë.

Ai po ashtu njoftoi se nuk ka të arrestuar.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati me 23 shtator ka raportuar në Komisionin për Arsim rreth reformave që ka ndërmarrë në arsim në komunën që e drejton. Ai ka thënë se këto reforma janë bërë për qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit. Kastrati ka shtuar se në 7 shkolla të kësaj komuna janë më me pak se 5 nxënës për shkollë./21Media