Protesta të dhunshme kanë shpërthyer mbrëmë në pjesë të ndryshme të Italisë kundër masave të reja kufizuese të pandemisë. Përplasje mes policisë dhe protestuesve janë raportuar në disa qytete të mëdha, përfshirë Torinon, ku zyrtarët policorë janë sulmuar me bomba me karburant.

Në Milano, policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit, përderisa dhunë është raportuar edhe në qytetin jugor, Napoli.

Protestat kanë filluar pas urdhrit të qeverisë qendrore për t’i mbyllur restorantet, baret, sallat e fitnesit dhe kinematë.

Ky urdhër ka hyrië në fuqi mbrëmë në orën 18:00.