Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock ka paralajmëruar se protestat e lëvizjes “Black Lives Matter” që po mbahen përreth Britanisë së Madhe, rrisin rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Hancock tha se e përkrah qëllimin e protestës për më shumë barazi, por sipas tij, “grumbullimi në grupe të mëdha rrit rrezikun e përhapjes së koronavirusit”.

“Ju lutem mos u grumbulloni në grupe me më shumë se gjashtë persona sepse ende ekziston pandemia të cilën duhet ta kontrollojmë”, u shpreh ai./21Media