Paraditen e sotme është mbajtur një protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Personat që kishin dalë në afërsi të vendit ku ka nisur ndërtimi i kësaj xhamie thanë se i gjithë procesi duhet të jetë më transparent.

Po ashtu, aty u panë edhe të tjerë persona që kishin dalë për të kundërshtuar protestën e thirrur nga një veteran i UÇK-së.

Ata thanë se xhamia duhet të ndërtohet njëjtë sikurse ishte ndërtuar edhe katedralja “Shën Nënë Tereza”.