Mijëra njerëz në mbarë Gjermaninë pritet të protestojnë përgjatë vikendit, kundër masave të izolimit për shkak të koronavirusit.

Prej zemërimit për masat e bllokimit, në planin e supozuar të vaksinave nga Bill Gates, vala në rritje e demonstratave në Gjermani nga teoricienët e konspiracionit, ekstremistët dhe ata që janë kundër vaksinës ndaj koronavirusit, e ka alarmuar edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Numri i protestuesve është rritur përgjatë javëve në mijëra, në qytetet kryesore të Gjermanisë.

Policia gjermane bëri të ditur sot se kanë filluar hetimet, pasi që një gur varri është vendosur para zyres së kancelares, Angela Merkel, si pjesë e protestës, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Pranë këtij guri janë vendosur edhe trëndafila të kuq dhe qirinj, që u shoqëruan me moton “Liri e shtypit, liri e mendimit, lëvizjes dhe kuvendeve – Demokracia 1990-2020′, sipas policisë.

E shtuna shënon edhe rifillimin e Bundesligës – liga e parë që do të rinis të luhet nga sot.

Shtutgarti, Mynihu dhe Berlini do të jenë kryeqendrat e protestuesve./21Media