Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e  Tetovës gjatë ditës së sotme kanë protestuar para gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” duke kërkuar  që mësimi të fillojë me prani fizike. Ata thonë se janë aq të rritur sa të përkujdesen për higjienën  personale dhe të respektojnë masat qeveritare për mësimin me prani fizike.  Sipas nxënësve ata patën mundësi të shohin  se si funksionon mësimi online dhe  tani më janë të bindur se ajo metodë nuk  jep ndonjë rezultat pozitiv.

 -Nuk e përkrahin marrëveshjen e UNSHM-së me ministrinë e arsimit se në atë tavolinë të marrëveshjes nuk janë shfaqur  kërkesat tonë dhe nuk është marr mendimi ynë kur është nënshkruar ajo marrëveshje. Kërkesat tona janë që mësimi të filloj fizikisht dhe ne jemi  të vetëdijshëm  se ka viruse dhe ne mund t’i përmbahemi protokollit  të cilat do t’i caktojë Ministria e arsimit apo shëndetësisë, pa marr parasysh kush, por ne jemi të vetëdijshëm dhe  ne do t’i respektojmë rregullat,-nxënës.

-Ne si nxënës kërkojmë që mësimi të fillojë me prani fizike pasi që shumë objekte deri më tani janë hapur dhe shumë aktivitete janë mbajtur  dhe nuk e kanë pasur rrezikun ndaj pandemisë  ne jemi gjimnazistë dhe e kuptojmë se duhet të përkujdesemi për  pastërtinë dhe shëndetin tonë,- nxënës.

-Ne si nxënës të shkollave të mesme  protestojmë mësimin online pasi të gjithë e dimë se sa  efikas ka qenë ky lloj arsimimi ato tre muaj  në vitin e kaluar mësimorë  ne do të vazhdojmë me protestat tonë deri sa  organet kompetente  të kuptojnë revoltën tonë  dhe  të marrin masa rreth kësaj çështje,-nxënës.

Nxënësit thonë se deri më tani nuk janë kyçur në platformë online dhe nuk e kanë në plan ta bëjnë një gjë të tillë.  Ndryshe ka nxënës të cilët nuk kanë as kushte për këtë lloj mësimi pasi që ka shumë familje që kanë nga dy e më shumë nxënës në shkolla të mesme dhe atyre u duhet lap top, por edhe dhoma të veçanta. /TV21