Mijëra njerëz në Spanjë protestuan kundër menaxhimit të situatës me Covid-19 nga ana e qeverisë spanjolle.

Partia e të djathtës ekstreme, Vox u ka bërë thirrje mbështetësve që të vozisin makinat nëpër qytetet më të mëdha spanjolle, në mënyrë që të grumbullohen, por duke respektuar distancën fizike.

Me flamuj në duar, protestuesit në Madrid i kërkuan kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez të japë dorëheqje.

Në Spanjë janë aplikuar disa nga masat më të ashpra në Evropë që nga 14 marsi.

Javët e fundit janë lehtësuar masat, megjithëkëtë në Madrid dhe Barcelonë janë ende në izolim, për shkak të shpërthimit të rasteve të reja me Covid-19. Lehtësimi i masave në këto qytete do të fillojë nga e hëna./21Media