Qindra protestues janë mbledhur në Manchester – pavarësisht thirrjeve nga institucionet në Britani të Madhe për shmangien e protestave pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd.

Protestat e lëvizjes “Black Lives Matter” janë planifikuar të mbahen këtë vikend në vende dhe qytete përreth Britanisë së Madhe, si dhe një protestë tjetër që pritet të mbahet në Manchester nesër.

Kryetari Andy Burnham ka thënë se protestat përbëjnë një “rrezik të lartë”, sepse shqetësohen që virusi mund të përhapet përsëri. Një oficer i lartë i policisë ka paralajmëruar gjithashtu se organizime të tilla janë “të paligjshme”./21Media