Protestojnë punëtorët teknik: Paga minimale të jetë 350 euro

Protestat pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Në vendet e tyre të punës, punëtorët teknik të qendrës studentore, të disa shkollave që menaxhohen nga komuna e Prishtinës, punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve ndalën punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se, me anë të kësaj proteste punëtorët kërkojnë rritjen e pagës minimale në 350 euro. Sipas tij, protestë do të ketë edhe në ditët në vazhdim deri në reflektimin e institucioneve./21Media

Back to top button