Protestuesit bllokojnë rrugën Prishtinë – Podujevë

Në rrugën Prishtinë – Podujevë po protestohet për zvarritjen e punimeve në këtë magjistrale.
Kjo protestë është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Podujevë.
Aksioni po mbahet në vendin ku ka ndodhur aksidenti tragjik në të cilin kanë humbur jetën burrë e grua nga Malisheva dhe ku kanë mbetur të lënduar rëndë dy fëmijët e tyre që ishin në makinë./21Media

Back to top button