Protestuesit kinezë qajnë për liri

Për herë të parë në dekada, mijëra njerëz kanë sfiduar autoritetet kineze duke protestuar në rrugët e qyteteve më të mëdha, duke kërkuar që të çlirohen jo vetëm nga testet dhe bllokimet e pandërprera antiCovid, por edhe censura e kontrolli i ashpër i Partisë Komuniste.
“Duam liri” është kthyer në thirrje të përditshme nga turma, e udhëhequr kryesisht nga brezi i ri.
“Më jep liri ose më jep vdekje” – dëgjohën çdo ditë turmat duke ngritur zërin.
Protestuesit vazhdimisht brohoritën për fjalën e lirë, demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe kërkesa tjera politike.
Deri më tani janë zhvilluar afër 20 protesta në 15 qytetet më të mëdha të Kinës./21Media 

Back to top button