Dhjetëra protestues janë përplasur me policinë në kryeqytetin francez në Paris në demonstrata të reja kundër një projektligji të diskutueshëm të sigurisë.

Policia hodhi gaz lotsjellës pasi protestuesit thyen dyqanet dhe vendosën disa automjete të ndezura, transmeton portali rtv21.tv.

Gati 100 tubime ishin planifikuar në të gjithë vendin të shtunën rreth projektligjit që do të ndalonte filmimin e forcave të policisë. presidenti francez, Emmanuel Macron është zotuar se ligji do të ndryshojë, por protestat po vijojnë ende.

Kundërshtarët thonë se projektligji minon lirinë e shtypit për të dokumentuar brutalitetin e policisë.

Ndërsa dhuna nga protestuesit u rrit, policia përdori gaz lotsjellës dhe kamionë me ujë për të shpërndarë turmën./21Media