Ndonjëherë ju thjesht duhet të shkoni pas një ndjesie që keni. Kështu ka ndodhur me një burrë të quajtur Kwame Cross i cili bleu 160 bileta këtë muaj për lojën Virginia Lottery Pick 4. Ai luajti saktësisht të njëjtin kombinim me katër shifra për çdo biletë: 7-3-1-4.

Ky kombinim, më 5 dhjetor, doli të ishte fitues, duke i sjellë Cross 800 mijë dollarë fitim në një ditë.

Unë pashë një lajmërim në një shfaqje në TV, dhe më ngeli në mendje. Unë thjesht kisha një ndjesi”, u tha Cross, nga Dumfries, zyrtarëve të Lotarisë, sipas një njoftimi për shtyp.

Ata numra shënuan çmimin kryesor Pick 4 prej 5 mijë dollarë, i cili u shumëfishua 160 herë për t’i dhënë Cross pagën marramendëse.. Mundësia e përputhjes së të katër numrave në mënyrë të saktë është 1 në 10 mijë, sipas Lottery Virginia.

“Mendova,” Kjo nuk mund të jetë reale!”, tha ai. “Më është dashur të tërhiqem dhe ta kontrolloj 82 herë”, tha ai

Cross, i cili zotëron një biznes të vogël në Washington DC, u tha zyrtarëve të lotarisë se nuk ka plane të menjëhershme për paratë. Ai i bleu biletat nga një stacion karburanti Sunoco në Arlington./oranews