Do ta vleni ndryshimin menjëherë

Do ta vleni ndryshimin menjëherë

Maska me kos dhe kakao zbut, ushqen dhe përmirëson teksturën e flokëve. Që pas aplikimit të parë të saj do t’i ndjeni ndryshe flokët tuaj: më të lëmuar, më të plotë dhe më të shndritshëm.

Përbërësit:

2 lugë gjelle kakao pluhur

2 lugë gjelle kos i bardhë

1 lugë gjelle vaj kokosi ose vaj ulliri

2 lugë gjelle balsam

Përgatitja:

Në një enë hidhni kosin dhe më pas vajin e kokosit (ose një miks vajrash sipas dëshirës, në këtë rast disa pika prej tyre). Vazhdoni duke shtuar balsamin dhe kakaon pluhur, më pas përziejini derisa të merrni një përbërje të butë dhe pa kokrra. Aplikojeni tek flokët me ndihmën e një furçe, nga gjysma e gjatësisë tek majat. Në fund, mbështillini flokët me qese dhe lëreni maskën për 15 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe vazhdoni me shampon.