Partia Socialdemokrate ka dalë me një aksion sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata kanë vendosur një pankartë me fotografinë e ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi, e improvizuar me çmimin Nobel për ekonomi.

Natyra Kuçi, tha se ketë “Çmim Nobel” po i ndajnë ministrit për deklaratat e tij rreth uljes se papunësisë në Kosovë.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme në muzikë e judo, pas Rita Orës, Dua Lipës e Majlinda Kelmendit, jemi mbledhur për të shënuar një zbulues epokal të ekonomisë. Nga sot çmimi nobel për ekonomi do të quhet çmimi Besnik Bislimi. Si mund të mos i atribuohet ky çmim një personi i cili para disa ditësh tha se papunësia është ulur 6.6. % e mbrëmë tha se këto shifra shënojnë edhe më lartë , në 7.1%. Në Gjakovë thonë t’u rritë mendja ndash me thye qafen”, tha Kuçi.