PSD: Kurti rezistent deri sa s’po i vjen puna te puna, ky s’ka lidhje

Partia Socialdemokrate e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për rezistencë të përkohshme, pas urdhrit të Qeverisë që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,.

Sipas kësaj partie, Kurti e pranon kompromision vetëm kur është në pyetje presioni ndaj pushtetit të tij

“Rezistent deri sa s’po i vjen puna te puna. Ky s’ka lidhje me parulla të arsyes së kulluar e të shëndoshë. Për Kryeministrin rol nuk luan as arsyeja dhe as përmasat e dëmeve që i krijon, përderisa ai për vete të mbetet ai që pretendon që është. Në të vërtetë rezistenca e Kryeministrit gjithmonë është e përkohshme dhe për fund në lidhje të shkurtër. Kurzschluss, e jo Rezistencë”, thuhet në reagim.

Në reagimin e PSD-së tutje thuhet se targat, letërnjoftimet, elektroseveri, zgjedhjet në veri e tashmë edhe toka e Manastirit janë punë të përfunduara, ka mbetur vetëm Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të cilit i janë referuar si “Zajednica në pritje”.

Back to top button