Sipas hulumtimeve të shumta, është vërtetuar se kur dëshiron të kesh një bisedë më një fëmijë, mënyra më e mirë për ta realizuar një komunikim reciprok, është të uleni kërrusur, barabartë me nivelin e gjatësisë së tyre.

Kjo i bënë ata të ndjehen më të sigurtë dhe më të mirëpritur.

Momentin kur bëni një kontakt të drejtpërdrejt sy më sy me fëmijën tuaj, i lë ata të kuptojnë se jeni të përfshirë në përqindje të lartë, kur ata tregojnë diçka.

Kjo u ndihmon fëmijëve të ndjehen më të rëndësishëm, më të sigurtë, tërheq vëmendjen e fëmijes madje, ndihmon edhe prindin të kuptojë më mirë fëmijen.

Për fëmijët është e vështirë të shfaqin ndjenjat e tyre dhe gjëja më e thjeshtë mund t’i bëj të flasin rreth gjithçka që kanë në mendjen e tyre.

Preferohet që fëmijët t’i angazhoni në projekte të ndryshme, që si fillim të bëhen më social, të zhvillojnë komunikimin e tyre si fillim më prindërit pastaj me njerëz të tjerë./21Media