Tayna: Mu më pëlqen vetja, ta kisha sugjeruar edhe ty

Tayna: Mu më pëlqen vetja, ta kisha sugjeruar edhe ty

Fotografia që Tayna ka publikuar sot në rrjetin social Instagram në të cilën shfaqet pa grim ka marr shumë reagime nga ndjekësit e saj.

Në mesin e komenteve pozitive, një person e ofendoi artisten duke e quajtur të shëmtuar.

E kjo nuk kaloi pa një reagim të Tayna-s e cila tha se nuk është miss, por këngëtare. “Unë nuk jam miss unë jam këngëtare. E mirë apo e keqe, me hundë ose pa hundë, kjo që më ka fal Zoti. Mu më pëlqen vetja, ta kisha sugjeruar edhe ty. Përderisa sheh gabime te unë, ti s’je e kënaqur as me veten. Paqe e dashuri për ty”.

23-vjeçarja edhe këtë vit korri suksese të shumta me projektet që solli. “Ring ring”, “Kce”, “Caliente”, “Pasite”, “Bye Bye”, “Sicko” dhe “Sorry”, janë projektet që publikoi këtë vit./21Media