Era e keqe e gojës në mëngjes është plotësisht normale dhe ndodh me shumicën prej nesh, megjithëse kjo është pak e parehatshme kur dikush special përpiqet t’ju zgjojë me një puthje.

Çfarë e shkakton aromën e keqe të gojës në mëngjes?

Gjatë orëve që jeni zgjuar pështyma juaj ndihmon në vrasjen e baktereve, por ndërsa flini, “goja juaj thahet dhe ka pak pështymë për të larguar bakteret”, shpjegon doktori Jonathan Roberts nga New York-u.

Çdokush mund të ketë aromë të keqe të gojës në mëngjes sepse të gjithë kanë baktere në gojën e tyre, por disa njerëz e përkeqësojnë atë sepse kanë squfur që kolonizon dorsumin (pjesën e sipërme) të gjuhës“, tha tutje ai.

Këto baktere, sipas Living, kanë erë të keqe shumë më të fortë.