Mamija kritikon Qeverinë për natalitetin e Kosovës

Mamija kritikon Qeverinë për natalitetin e Kosovës

Pse kosovarët po bëjnë më pak fëmijë? Është pyetja të cilën mamija e Kosovës ka filluar shkrimin e saj. Razije Musa, një ndër mamitë më të famshme në Kosovë ka shkruar për një problem që në Kosovë secilën herë e më shumë po bëhet më i madh, shkruan rtv21.tv.

Në shtatë vjetët e fundit në Kosovë ka rreth 10 mijë lindje më pak. Për këtë natalitet, Razija është duke i kritikuar qeveritarët se pse çifteve të reja nuk po iu ofrojnë mundësi më të mira jetese në mënyrë që ata të bëjnë më shumë fëmijë.

Mamija e Kosovës për shumë vite u kujdes për fëmijët e Pallatit Mbretëror në Britani dhe për shumë fëmijë të personaliteteve të njohura në botë.

Në vitin 2019, ajo u nderua me çmimin Ambasadore Nderi e Diplomacisë Amerikane për Paqe në Botë.

Rënia e natalitetit është vrasje e ngadaltë e kombit, i bëjë thirje Qeverisë t’a merr seriozisht këtë problem dhe të ndihmoj çiftet e reja të bëjnë më shumë se dy fëmijë. Është për keqardhje që gratë nuk stimulohen për të lindur më shumë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Kosova ka nevojë të rritet, kontriboni”, me këtë thirrje, ajo ka përmbyllur shkrimin e saj./21Media