Pse ministri Zemaj braktisi mbledhjen e Komisionit?
1 Dhjetor 2020
Shkaku -thumbimi për zgjedhjet në Podujevë!
Shkaku -thumbimi për zgjedhjet në Podujevë!
Zgjedhjet në Podujevë, u bën temë diskutimi edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku po raportonte ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ky i fundit e la në gjysmë raportimin ku ishte paraparë shqyrtimi i Raportit të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. E krejt kjo ndodhi pas përplasjes që pati me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i cili e thumboi ministrin Zemaj për rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë./21Media