Pse nuk duhet të bëni dush menjëherë pasi keni ngrënë

Në kohët e vjetra, ushqimet që kultivoheshin ishin të freskëta dhe njerëzit kishin një mënyrë jetese më të shëndetshme, kurse në kohët e sotme, nuk është mënyra e njëjteë e jetes. Nëse kohët e fundit po ndiheni të lodhur ose të plogësht dhe nuk e dini arsyen përse po ndodh kjo, atëherë ndoshta është koha më e mirë të kontrolloni se kur bëni dush zakonisht.
Pse dushi menjëherë pas ngrënies është një ide e keqe?
Dushi pas ushqimit është një ide e keqe sepse zvogëlon qarkullimin e gjakut. Kur nuk keni qarkullim të mirë të gjakut, tretja juaj ngadalësohet. Dhe çfarë mendoni se ndodh nëse nuk e lini ushqimin tuaj të tretet pasi të keni ngrënë vaktin tuaj? E thënë thjesht, do të fermentohet ose do të kalbet në zorrën tuaj, duke ju bërë të ndjeheni të lodhur, të plogësht, të bëheni kaps e madje të keni edhe të përziera.
Sa kohë duhet të prisni për të bërë dush pasi keni ngrënë një vakt?
Ka mendime të përziera për këtë temë. Shkenca moderne dhe besimet e lashta rekomandojnë të prisni të paktën 35 minuta për të bërë dush pasi të keni konsumuar vaktin tuaj. Ka edhe nga ato kategori që rekomandojmë të prisni edhe 2 orë, veçanërisht nëse nuk jeni të sigurt për metabolizmin tuaj ose sa shpejt funksionon tretja juaj. Duke konsumuar një vakt të lehtë mund ta bëjë tretjen shumë më të butë.
Shmangni frutat dhe gjumin menjëherë pas ngrënies pasi mund të ndikojë në tretje.

Back to top button