Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, mbajti një konferencë për media së bashku me avokatët e shtetëror të Kosovës, për të njoftuar për rastet që Kosova i ka fituar nëpër gjykata e ku i janë shpëtuar shtetit miliona euro.

Në konferencë ai u pyet nga gazetari i RTV21, Burim Zariqi, se përse nuk ka udhëtuar drejt Brukselit për takimin me Lajçakun, që pritet të zhvillohet nesër.

Selimi tha “se është koordinatori i nacional me ekipin e vetë”.

Tutje ai tha se ka shprehur shqetësimin e tij, që nuk duhet të rrëshqasim në dialog teknik, sepse do të na shpenzohet kohe.

Jemi gati për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues” , theksoi ministri./21Media