Ata thonë se "Kosovën po e shfrytëzojnë si vend transit drejt perëndimit"

Ata thonë se “Kosovën po e shfrytëzojnë si vend transit drejt
perëndimit”

Të rinj të shumtë nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme, janë parë së fundmi në rrugët e Prishtinës.
Të ikur nga  vatrat e krizës, nëpërmjet rrugëve ilegale kanë hyrë në Kosovë, për të kaluar më pas në shtetet perëndimore.
Disa prej tyre, teksa u rrëfyen për televizionin tonë, thanë po flenë në parqe pa bukë e ujë, ndërkaq që institucionet përkatëse nuk i kanë ofruar strehim. (Teksti – Fitore Ademi, kamera – Kushtrim Rrmoku   )./21Media