Pse prishen dhëmbët gjatë shtatzënisë, ja si duhet t’i trajtoni

Shëndeti i dhëmbëve gjatë shtatzënisë është një temë e rëndësishme, pavarësisht se nuk është shumë e këndshme.
Gjatë kësaj periudhe hasen shpesh ide të gabuara dhe keqinformim për shëndetin e dhëmbëve dhe shpesh këto çështje nuk diskutohen as gjatë takimeve që lini te gjinekologu.
Problemet më të zakonshme të dhëmbëve që hasen gjatë shtatzënisë janë:
Prishja e dhëmbëve- Gjatë shtatzënisë, rritja e aciditetit në gojë rrit rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Të vjellat mund ta përkeqësojnë këtë problem, pasi dhëmbët janë më tepër të ekspozuar ndaj acidit gastrik.
Rënia e dhëmbëve- Gjatë shtatzënisë, rritja e nivelit të progesteronit apo estrogjenit, mund të prekë ligamentet dhe dhëmbët, duke sjellë rënien e tyre.
Acarim i mishrave të dhëmbëve- Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë mund të shoqërohen me xhinxhivit, pezmatim të indit sipërfaqësor të dhëmbëve. Po të mos mjekohet, kjo mund të çojë në lindje të parakohshme, si dhe lindjen nën peshë të foshnjës.
Si mund të ruani shëndetin e dhëmbëve dhe të mishrave të tyre gjatë shtatzënisë?
Lajini dhe pastrojini dhëmbët me fill dentar në mënyrë të rregullt. Shpëlajini vazhdimisht dhe bëni gargarë me fluor. Nëse në mëngjes keni të përziera apo villni, menjëherë më pas shpëlajeni gojën me ujë me sodë. Përzieni 1 lugë çaji sodë në një filxhan me ujë.

Back to top button