Ka lot gëzimi e zilie...

Ka lot gëzimi e zilie…

Tani më është bërë traditë që lotët të ‘mbahen’ madje as nusja më nuk qan me dënesë si më parë, megjithatë ndodh që të ketë lot gëzimi. E gjitë kjo është e pranueshme sepse ajo po fillon një jetë të re, po e lë familjen e shumë arsye të tjera por, pse qajnë gratë tjera kjo është disi e pakuptimtë!

Gjithnjë është thënë se gratë janë qenie emocionale.

Gjatë një analize të zhvilluar pse gratë qajnë këta ishin rezultatet:
“Jam shumë e lumtur për ata që po martohen”. Të qenit të lumtura me faktin që gjithçka funksionon për së mbari për një çift i çon ata në lot gëzimi.

“Sepse të gjithë të tjerët po qanin”. Kjo ndoshta mund të mos ketë shumë kuptim, por në situata festive të gjithë mund të bëhen emocionalë dhe të përfshihen.

“Ata janë shumë të rinj për këtë lloj marrëdhënie, por nëse kjo është ajo që ata duan unë do t’i mbështes”. Në këtë formë u shpreh një nënë teksa shihte vajzën e saj drejt altarit. Mbështetëse, por paksa e trishtuar…

“Ajo po martohet dhe unë jam e vetmja që mbeta beqare.” Mesa duket disa femra mendojnë për veten e tyre kur qajnë nëpër dasma. Pra kjo mund të quhet një lloj e qare “e lumtur për ty, por e trishtuar për veten”.

“Shpresoj që ajo të jetë vërtet e lumtur”. Ky është reagimi tipik i miqve që nuk janë shumë të sigurt nëse nusja duhet të martohej. Kjo i bën ata të qajnë me shpresë.

Ende nuk ka diçka të sigurta në të tilla raste, ajo që dihet është që për nusen mbaron një kapitull dhe nis diçka e re./21Media