Pse qytetarët u njoftuan nga Vuçiq për aplikimin e Kosovës në KE?

“Fakti që Aleksandar Vuçiq ka dal në konferencë për shtyp dhe ka deklaruar se të enjten Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropë, është çështje e tij. Sepse ne kemi ndjekur të gjitha rregullat e sjelljes së mirë dhe korrekte në raport me Këshillin e Evropës dhe radha është që të dorëzosh kërkesën dhe pastaj të shkosh dhe të njoftosh opinionin”.
Kjo ishte përgjigjja e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, kur u pyet nga gazetarët se pse qytetarët u njoftuar nga Vuçiq për aplikimin e Kosovës në KE.
Sipas Gërvallës, kjo nuk është shkelja e vetme e Aleksandar Vuçiq në raport me Kosovën, sa i përket Këshillit të Evropës, shkruan rtv21.tv
“Prandaj disa gjëra ne nuk mund të orientohemi as kah sjellja, e as kah sjelljet që i bën Serbia. Ne kemi strategjinë tonë të qartë dhe ne në bazë të strategjisë që e kemi do t’i ndërmarrim hapat që ne mendojmë se janë të nevojshme dhe të domosdoshme”, tha ministrja në konferencë për media./21Media

Back to top button