PSG i ka dërguar ofertë Monacos për Kylian Mbappe (18), e cila kalon shumën prej 135 milionë eurosh

PSG i ka dërguar ofertë Monacos për Kylian Mbappe (18), e cila kalon shumën prej 135 milionë eurosh

Sulmuesi i ri është treguar shumë i suksesshëm sezonin e kaluar duke shënuar 26 gola në kampionatin francez, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe Arsenal dhe Real Madridi.

Edhe pse PSG në fillim nuk ishte i interesuar për sulmuesin e ri, ata ndërruan mendje kur në vend të drejtorit sportiv erdhi  Antero Henrique, i cili këtë muaj dy herë është takuar me babanë e Mbappe, shkruan Goal.

Mbappé është i lindur në paralagjen e Parisit dhe ka mbetur i lidhur me qytetin e tij të lindjes, dhe PSG e sheh si vend ideal për të arritur deri tek ëndrra e tij – që të luajë për Real Madrid.

Por, nuk përjashtohet as mundësia që të qëndrojë në Monaco. Kampioni francez është i sigurt nga ana financiare pas shitjes së Bernardo Silva në Manchester City dhe me Mbappen kanë dy vjet marrëveshje dhe nuk janë të detyruar që ta shesin. Për më tepër, Monaco është e gatshme t’ia rrisë pagën.

Francezi vendimin e tij do ta marrë pas pushimit vjetor.