PSG është e interesuar të blejë kartonin e plotë të sulmuesit argjentinas Mauro Icardi nga Interi.

Ish-kapiteni i zikaltërve dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, tashmë ia ka bërë të ditur Leonardo se duan të qëndrojnë në Paris.

Tani do të jetë detyrë e menaxherit brazilian, që të gjejë akordin përkatës me Interin.

PSG në fakt do të dëshironte ulje të çmimit, në krahasim me 70 milionë eurot, për sa është rënë dakord vitin e kaluar.

Qëllimi i parisienëve është që ta mbyllin transferimin për 50 milionë euro.

Por, për momentin, Interi nuk duket aspak i gatshëm të bëjë zbritje, as të tolerojë në negociata.