Interi, sipas mediave italiane, ka refuzuar ofertë fillestare të Paris Saitn-Germain prej 50 milionë eurosh, plus 10 milionë tjera bonuse për Mauro Icard-in, pasi ata duan të paktën 60 milionë euro plus 10 milionë bonuse.

Sulmuesi aktualisht ndodhet në Paris i huazuar me një mundësi blerje për 70 milionë euro, por kampionët e Ligue 1 po kërkojnë zbritje, veçanërisht pasi sezoni i tyre u mbyll në fillim për shkak të pandemisë.

PSG tashmë ka paguar 13 milionë euro për huazimin një sezonal dhe mbuloi pagën e tij, ndërsa Icardi ua ktheu 21 gola dhe katër asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat.