Manchester United ka arritur fitoren e radhës në Grupin A

Manchester United ka arritur fitoren e radhës në Grupin A

PSG ka shënuar fitore prej 5-0 ndaj Anderlechtit për të siguruar kualifikimi në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, pas katër ndeshjeve të luajtura.

Marco Verratti (30’), Neymar (45+4’) dhe Kurzaëa (52’, 72’, 78’) shënuan për fitoren e thellë dhe shumë të rëndësishmë të “Parisienëve”.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Bayern Munich ka fituar 2-1 në udhëtim te Celtic.

Manchester United ka arritur fitoren e radhës në Grupin A, duke e mundur me rezultat 2-0 Benfikën në “Old Trafford”, ndërsa CSKA Moskva shënoi fitore të rëndësishme në udhëtimin te Baseli.

Roma e ka ‘shkatërruar’ Chelsea-n 3-0 në Grupin C për të marrë kryesimin e grupit, ndërsa Atletico Madridi dështoi përsëri, kësaj radhe duke barazuar në shtëpi me Qarabag-un.

Në Grupin C, të dy ndeshjet përfunduan me barazime, në sfidën Olympiacos – Barcelona nuk u shënua asnjë gol, ndërsa Sporting – Juventus përfundoi me rezultat 1-1.

Rezultatet dhe tabelat

 

Rezultatet e Grupit A:

Basel 1-2 CSKA Moskva

Manchester United 2-0 Benfica

Tabela e Grupit A:

1. Manchester United 12 pikë

2. Basel 6

3. CSKA Moskva 6

4. Benfica 0

 

Rezultatet e Grupit B:

PSG 5-0 Anderlecht

Celtic 1-2 Bayern Munich

Tabela e Grupit B:

 

1. PSG 12 pikë

2. Bayern Munich 9

3. Celtic 3

4. Anderlecht 0

 

Rezultatet e Grupit C:

Atletico Madrid 1-1 Qarabag

Roma 3-0 Chelsea

 

Tabela e Grupit C:

1. Roma 8 pikë

2. Chelsea 7

3. Atletico Madrid 3

4. Qarabag 1

 

Rezultatet e Grupit D:

Sporting Lisbon 1-1 Juventus

Olympiacos 0-0 Barcelona

Tabela e Grupit D:

1. Barcelona 10 pikë

2. Juvntus 7

3. Sporting Lisbon 4

4. Olympiacos 1