Ndeshja përfundoi me rezultat 26 me 27

Ndeshja përfundoi me rezultat 26 me 27

Skuadra e Paris Saint-Germain (PSG), triumfoi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në konkurrencën e meshkujve, që u zhvillua në Lanxess Arena, në Këln të Gjermanisë.

Pjesa e parë e ndeshjes mes Telekom Veszprem dhe Paris Saint-Germain përfundoi me barazim, njëjtë filloi edhe pjesa e dytë, por PSG treguan vendosmëri duke shënuar epërsi.

Ndeshja përfundoi me rezultat 26 me 27 , në këtë mënyrë PSG u kualifikua për finalen e madhe.

Në finale, PSG do të ndeshet me fituesin e ndeshjes mes HC Vardar – FC Barcelona Lassa, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00.

Ndryshe, 55 kompani mediale nga e mbarë bota e përcollën drejtpërdrejt ndeshjen, në mesin e tyre edhe 21Plus./21Media