Ylli brazilian, Neymar Jr. vazhdon të mbetet i lidhur me një transferim tek ish klubi i tij, Barcelona, ku gjatë 4 viteve sa ishte pjesë e spanjëllëve pati 186 paraqitje e shënoi 105 gola.

Kampionët francezë kërkojnë 80 milionë euro plus shërbimet e Ousmane Dembelesë nga Barcelona, për të shkëmbyer Neymarin.

Paris Saing Germain do të konsideronte shitjen e Neymar për një shumë më të vogël kur hapet afati i transferimeve, vetëm nëse marrin Dembelenë në anën e tyre.

Neymar është i lidhur me një rikthim në Nou Camp për më shumë se një vit, teksa koha e Dembelesë tek Barcelona është mbushur me lëndime./21Media