Trajneri gjerman largohet pas dy vjet e gjysmë nga “Parc des Princes”.

Paris Saint-Germain e kanë konfirmuar shkarkimin e trajnerit Thomas Tuchel përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit, raporton “Goal”.

“Dëshiroj të falënderoj Thomas Tuchel së bashku me stafin e tij, për çdo gjë që i kanë ofruar klubit,” tha presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi.

“Thomas është një trajner me shumë energji dhe pasion të madh në punë, dhe pa dyshim që do të mbahet në mend për trofetë që i ka sjellë tek ky klub. I dëshirojë gjitha të mirat në të ardhmen e tij,” shtoi Al-Khelaifi.

Tuchel largohet nga posti i trajnerit katër muaj pasi që e udhëhoqi PSG në finale të Ligës së Kosovës, ku u mposhtën nga gjiganti gjerman Bayern Munch, me rezultat minimal 1:0.