Paris Saint-Germain, sonte e siguroi biletën për gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve pas fitores dramatike me rezultat 2-1, ndaj Ataltantës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin italianët me Mario Pasalicin në minutën e 27’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për Atalantën. Ndërsa, pjesa e dytë në tërësi i takoi parisienëve.

Mbrojtësi brazilian Marquinhos barazoi në minutën e 90’ për rezultatin 1-1.

Golin e fitores për Parisin e shënoi Choupo Moting në minutën e 90+’.

Paris Sain-Germain do të takohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Leipzig./kallxo