Paris Saint-Germain është nikoqir i Istanbul Basaksehirit në sfidën e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Kampioni francez ka arkëtuar nëntë pikë nga pesë xhirot e para, aq sa kanë edhe Manchester Unitedi dhe RB Leipzigu, prandaj gjithçka është e hapur në Grupin H.

Basaksehiri ka grumbulluar vetëm tri pikë dhe tashmë është eliminuar nga garat evropiane.

Paris Saint-Germain: Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Pereira, Paredes, Verratti; Di Maria, Mbappe, Neymar.

Istanbul Basaksehir: Gunok; Rafael, Ponck, Tekdemir, Kaldirim; Kahveci, Ozcan; Visca, Giuliano, Chadli; Ba.

Sfida tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet RasenBallsport Leipzig dhe Manchester United.