Zabeli bën thirrje që të ndërron qasja

Zabeli bën thirrje që të ndërron qasja

Publikimi i rezultateve të testeve për COVID-19 në orët e vona ka ndikim negativ për njerëzit. Kështu po e vlerëson psikologu klinik, Imri Zabeli.

Ai i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve vartëse të saj që ta ndërrojnë këtë qasje.

“Njoftimi në orët e vona për gjendjen me COVID-19, është me ndikim të drejtpërdrejt negativ në shëndetin mendor. Rritja e stresit çrregullon gjumin, e gjumi është rregullator i rëndësishëm psikofiziologjik!”, shkruan Zabeli.

Tutje psikologu rekomandon që në mbrëmje të jepen vetëm lajme të mira.

“Në mëngjes edhe nese jepen lajmet stresuese, organizmi është i pusheshëm, pastaj me aktivitete, me shpërqendrime, arrihen të menaxhohet më lehtë stresi i shkaktuar.”, sqaron Imri Zabeli./21Media

QASJA ME NJOFTIME PER COVID19 DUHET NDERROJE!Ministria e Shendetesis dhe institucionet ne varesi te saj, duhet ta…

Gepostet von Imri Zabeli am Samstag, 11. April 2020