Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kohë parë kanë konfirmuar se janë sërish bashkë dhe të lumtur.

Se po kalojnë momente të lumtura së bashku po e dëshmojnë edhe fotografitë dhe videot që po ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Sot, ata nuk i kanë kursyer momentet e ëmbla me njëri-tjetrin.

Në fotografinë dhe videon që kanë publikuar Dafina shihet teksa merrte rreze dielli në përqafim të të dashurit.

Ndryshe,  “Mos shko” është projekti i fundit muzikor i Dafina Zeqirit, në bashkëpunim me Yll Limanin. Projekti është publikuar më 26 dhjetor dhe deri tani në Youtube ka mbi shtatë milionë klikime./21Media